75 Mall Live Search
14:42 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / k.v

Tinka Kurti: Gjykata po jep dënime qesharake në rastet e dhunës ndaj grave

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar sot me përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK, lidhur me ndjekjen dhe arsyetimin e rasteve të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka treguar detaje nga kjo mbledhje ku sipas saj përfaqësuesja e Këshillit Prokurorial është pyetur edhe për dënimin (shpërblimin) me vetëm 2 400 euro për dhunën brutale të një gruaje në market, rast publik i xhiruar dhe i shfaqur i plot. Kjo vepër, sipas Kurtit nuk do të duhej të kthehej në shumë monetare por në dënim meritor me burgim.

Statusi i Tinka Kurtit:

Ne e ftuam Këshillin Prokurorial në Komision sot të përgjigjet për trajtimin e dhunës ndaj grave, për dënimet qesharake që Gjykata vendos dhe për pajtimin e Prokurorisë me to.

Ne e pyetem përfaqësuesen edhe për dënimin (shpërblimin) me vetëm 2 400 euro për dhunën brutale të një gruaje në market. Rast publik i xhiruar dhe i shfaqur i plotë. Kjo vepër nuk do të duhej të kthehej në shumë monetare por në dënim meritor me burgim.

Por KPK ka deleguar në Komision një prokurore që nuk është anëtare e Këshillit dhe përgjegjëse vetëm për dhunë në familje. Ndërkohë dhuna ndaj grave është e kudondodhshme. Kjo temë e ndjeshme, jashtëzakonisht e rëndësishme nuk meriton ikje nga përgjegjësia.

Ne do ta përsërisim ftesën tonë për Këshillin Prokurorial. Ne do t’i vizitojmë edhe vetë si deputete. Trajtimi fyes i rasteve të dhunës është përgjegjësi e tyre në shumë raste.