75 Mall Live Search
23:08 / E Martë, 27 Prill 2021 / OSH

Tinka Kurti ia përmend në Kuvend Ardian Kastratit postimin për Osmanin: Po bën abuzim të foltores

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ia ka përmendur deputetit, njëkohësisht profesorit të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastratit, postimin që bëri muaj më parë ku ofendoi presidenten Vjosa Osmani, edhe pse emrin nuk ia ka përmendur por ka aluduar.

Kurti në seancë tha se fjalimi i tij në Kuvend do të duhej të ishte një kërkimfalje për gjuhën e tij seksiste ndaj Osmanit.

Ajo tha se Kastrati po bën abuzim të foltores së Kuvendit.

“Në Kuvend po sillet një seksist që prej foltores së Kuvendit po na flet për moral e për gjuhën. Deputeti që mori fjalën i pari në seancë e ka ngatërruar fjalimin pasi fjalimi i tij i parë do duhej të ishte kërkimfalja për gjuhën e dehumanizuar që ia ka bërë presidentes së Kosovës dhe dorën në zemër nuk është  ofendimi i tij i parë që ka bërë ndaj grave.

Gjuha e tij po nxit urrejtje nga grave. Cili është kriteri moral këtu që dikush që promovon haptazi gjuhën seksiste, antifeministe të na flet për gjuhën, vetëm mbi kriterin e hipokrizisë mund të bëhet një fjalim i tillë. Ky është abuzim i hapur i foltores së Kuvendit, edhe kur flet prej pozitës si profesor i Universitetit Publik, deputeti duhet të jetë shembull dhe jo të bëj diskriminime e shkelje”, tha ajo./IndeksOnline/