21:16 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / Gj. Sh

Tirana bën mrekulli në Gjeorgji, kalon në raundin e dytë të Conference League

Tirana bën mrekullinë në Gjeorgji, fiton 1-2 ndaj Dinamos së Batumit dhe kualifikohet në raundin e dytë të Conference League, ku do të përballet Beshiktashin.

Nënkampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të madhe në transfertë, ndryshe nga performanca që dhuruan në “Air Albania”.

Fillimisht shënoi Lushkja në  minutën e 28-të, ndërsa në të 78-tën dyfishoi Deliu.

Në limitet e kohës së rregullt vendësit shkurtuan diferencën në 1-2, por nuk mjaftoi për ta çuar sfidën në shtesë.