Tirana dekorohet me flamuj të Serbisë, kjo është agjenda e takimeve për “Open Balkan”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke bërë përgatitjet për të pritur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në vigjilje të takimit të tyre në kuadër të iniciativës për “Open Balkan”.
Qyteti i Tiranës të hënën është parë i dekoruar me flamur të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sot dhe nesër në Tiranë zhvillohet takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, me praninë e tre liderëve, Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit.
Sipas agjendës të cilën e kanë bërë të ditur mediat në Shqipëri, thuhet se sonte në orën 19:00 kryeministri Edi Rama do të shtrojë një darkë zyrtare për Vuçiqin dhe Zaevin. Ndërkaq për nesër në orën 13:00 është paraparë një konferencë e përbashkët e të tre liderëve, ku pastaj do të kenë edhe një drekë zyrtare.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se do ta kundërshtojnë këtë takim me një protestë sot nga ora 16:00, që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike drejt Zyrës së Kryeministrit në kryeqytetin e Shqipërisë.
Më poshtë agjenda dy ditore e takimeve në kuadër të “Open Balkan”:
DATA 20 DHJETOR
18.30 – Mbërritja në Elbasan
19.00 – Darka zyrtare e delegacionit
Të pranishëm në këtë darkë zyrtare janë
Kryeministri Edi Rama,
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Agrokulturës së Serbisë, Branislav Nedimoviq,
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Trajan Dimkovski
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
Kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Maqedonisë së Veriut, Antoni Peshev
Këshilltar i Lartë në Këshillin Atlantik, Jim O’Brien
Zëvendëskryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Alex Soros
DATA 21 DHJETOR
09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)
09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, president ii Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09.30 – Seancë Plenare
I pari që merr fjalën:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vuçi q
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikiq
Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjshek
Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
Ines Muçostepa, Antoni Peshev,
10.30 – Pushim
10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur
11.30 – Ceremonia e nënshkrimit
- Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
12.00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal
Paneli:
Edi Rama, Prime Minister of the Republic of Albania
Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Presidenti serb, Aleksandar Vuçi q
Branislav Nedimoviq
Siniša Mali
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Dimitar Kovacevski
Trajan Dimkovski
Ines Muçostepa
Në seancë marrin pjesë edhe:
Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur
14.00 – Dreka zyrtare
16.00 – Nisja e delegacioneve.