15:13 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tirana, destinacioni i dytë më i kërkuar nga britanikët

Sipas The Sun, Tirana renditet e dyta në vendet më të kërkuara gjatë vitit të kaluar në faqen “Airbnb” përmes të cilës rezervohen apartamentet online.

“Mbipopullimi dhe rënia e paundit ka bërë që t’i ikë shkëlqimi disa prej qyteteve kryesore të Europës si destinacione turistike këtë vit”, shkruan “The Sun”. Megjithatë një gjeneratë e re qytetesh pak të njohura po zënë kreun e klasifikimit, transmeton Indeksonline.

Lviv renditet e para, pas saj është Tirana. Në vendin e tretë ndodhet Katovica, pastaj Koshice, Kaunas, Antalia, Bari, Alkmar, Moska dhe Lisbona në vendin e fundit./Indeksonline/