Tirana e Shkupi me kundërshtar të lehtë në Ligën e Kampionëve

Është hedhur shorti i fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Kosovës, Ballkani do të luajnë me skuadrën lituaneze Zalgiris Vilinius, shkruan Indeksonline.
Skuadra nga Suhareka ndeshjen e parë do të luaj në Kosovë me 5 korrik.
Ndeshja me shumë mundësi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pasi që stadiumi i Ballkanit nuk i plotëson kushtet për ndeshje evropiane.
Kujtojmë që kjo është hera e parë që Ballkani luan në kualifikime të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/