Tirana eliminohet me kokën lartë, vazhdon garën në Europa League

Tirana ka mbyllur aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve dhe do të vazhdoj garat në kualifikimet e Europa League.
Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur në “Air Albania” me rezultat 0-1 nga Zvezda e Beogradit.
Edhe pse luajtën shumë mirë dhe patën rastet më të mita, Tirana nuk arriti t’i shfrytëzoj dhe serbët shënuan në një nga rastet e rralla.
Autor i golit të vetëm të ndeshjes ishte Tomane i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga këndi.
Tirana goditi shtyllën dhe pati edhe shumë raste të mira por nuk arriti t’i konkretizojë.
Zvezda vazhdon kualifikimet në Ligën e Kampionëve derisa Tirana do të fokusohet në kualifikimet e Europa League. /IndeksOnline/