Tirana gjen zëvëndësuesin e Nuhiut, rikthen ish-trajnerin e Ballkanit
Tirana ka gjetur shpejtë zëvëndësuesin e trajnerit, Ardian Nuhiu.
Bëhet fjalë për Orges Shehin, i cili vendos të rikthehet te “Bardheblutë” pas 3 vitesh.
Ai do të jetë trajner i Tiranës deri në fund të sezonit, me synim për të mbetur në Superligë.
Shehi, kishte patur sukses me Tiranën ku fitoi titullin dhe Superkupën në vitin 2022./IndeksOnline/

