Tirana i beson stolin një 36-vjeçari, dy vjet më parë ishte shpallur kampion si lojtar

Tashmë edhe zyrtarisht Erbim Fagu është trajneri më i ri i Tiranës. 36-vjeçari është prezantuar nga presidenti Refik Halili paraditen e sotme, duke zëvendësuar kështu në stol Julian Ahmatajn.
Për Fagun është një rikthim në “shtëpi” pasi në të kaluarën ka kontribuar edhe në fitimin e titullit kampion në sezonin 2021-2022. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit të ri dhe i besojnë kështu skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit. 36-vjeçari do të debutojë sot në stolin e bardhebluve në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës që do të luhet në “Niko Dovana” në orën 17:00.