75 Mall Live Search
12:09 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / H F

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ I përfshirë në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez zyrtarisht nën hetim

Ish-kryeministri norvegjez, Thorbjorn Jagland, është zyrtarisht nën hetim me akuzën e “korrupsionit të rënduar”, pasi ishte pjesë e skandalit me dosjet Epstein.

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë tha se do të kërkonte që imuniteti i Jaglandit si ish-kreu i një organizate ndërkombëtare të hiqej për të lehtësuar hetimin, transmeton Top Chanel.

Jagland ishte kryeministër norvegjez nga viti 1996 deri në vitin 1997 dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019. Midis janarit 2009 dhe marsit 2015, ai kryesoi gjithashtu komitetin që zgjedh fituesin e Çmimit Nobel për Paqen.

“Ka baza të arsyeshme për hetim, duke pasur parasysh se ai mbajti postet e kryetarit të Komitetit të Nobelit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës gjatë periudhës së mbuluar nga dokumentet e publikuara”, tha drejtori i Okokrim, Pal K. Lonseth.

Në një nga email-et e dërguara për Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez kishte shkruar: “Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajza të jashtëzakonshme”, shkroi Jagland në një email drejtuar Epstein-it në maj të  2012.

Instituti Norvegjez i Çmimit Nobel tha të mërkurën se po priste një shpjegim nga Jagland lidhur me lidhjet e raportuara.