Tirana nga ‘karantina’ kujton kohën kur e mposht Milanin e Ronaldinhos

Klubi Futbollistik “Tirana” shënon 100 vjetorin jubilar këtë vit. ‘Bardhekaltërit’ kanë risjellur imazhe lavdie tek tifozët e tyre duke kujtuar fitoren prej 2-1 ndaj Milanos në trofeun “Taçi Oil” në vitin 2008.
Saktësisht më 14 tetor të atij viti u organizua edicioni i parë i këtij kompeticioni që solli në Tiranë yjet më të mëdhenj të futbollit evropian, fillimisht ata të Milanit dhe më pas ata të Real Madrid.
Por, klubi më i trofeshëm në Shqipëri, Tirana i kishte surprizuar kampionët e Evropës dhe të Botës duke i mposhtur falë golave të Daniel Xhafaj dhe Gjergji Muzaka.
Ndërkohë, për ekipin e Milanit kishte realizuar Ronaldinho.
Krahas Ronaldinhos, pjesë e rosonerëve ishin emra të njohur si Kaka, Sederof, Inzaghi, Shevchenko dhe shumë yje të tjerë.
Më poshtë mund ta gjeni edhe videon e publikuar nga KF Tirana: