00:44 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tirana pa ujë në kulmin e të nxehtit, paralajmërohen protesta

Kjo e hënë shënoi dhe temperaturat më të larta të vitit. Termometri në kryeqytetin shqiptar shënoi rreth 40 gradë. Një pjesë e mirë e banorëve të Tiranës veç të nxehtit duhet të vuanin edhe mungesën e ujit të pijshëm.

Që prej mëngjesit të kësaj të hëne banorët e zonës se Freskut nuk kanë patur ujë.

Qytetarët kanë kontaktuar pranë UKT, por sipas tyre, askush nuk u jep zgjidhje.

Ata paralajmërojnë se nëse kjo situatë përsëritet do te dalin në protestë duke bllokuar rrugët.