Tirana shpëton nga humbja në kohën shtesë

Tirana nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Dinamo Batumit në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Conference League.
Bardhekaltërit shpëtuan nga humbja në minutat shtesë të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Skuadra gjeorgjiane arriti të kalonte në epërsi me golin e sulmuesit brazilian Flamario, në minutën e 66-të.
Pas pranimit të golit, skuadra e drejtuar nga Orges Shehu kërkoi me çdo kusht golin e barazimit, dhe e arriti vetëm në minutën 90+3.
Ishte Regi Lushkja ai i cili shënoi golin e barazimit, duke e shpëtuar Tiranën nga humbja.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Gjeorgji./IndeksOnline/