09:47 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tirana uron Shën Valentinin në të gjitha gjuhët e botës

Sot është Dita e të Dashuruarve, që njihet si Shën Valentini.

Në këtë festë, objekti i Bashkisë në kryeqytetin shqiptar është mbushur me zemra, ndërsa në obeliskun ku shkruhet “Tirana” është shkruar fjala “Të Dua” në të gjitha gjuhët e botës, përcjellë Indeksonline.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në këtë ditë ka uruar të gjithë të dashuruarit, rrjeteve të tij sociale.

“Gëzuar! Dhuroni sa më shumë dashuri e rrespekt çdo ditë të vitit për njerëzit e zemrës dhe Tiranën tonë të madhe!”, ka shkruar ai./Indeksonline/