75 Mall Live Search
18:28 / E Enjte, 30 Maj 2024 / FR

Tiranë: E ngacmoi seksualisht dhe e kërcënoi me thikë një grua, shpallet në kërkim i dyshuari

Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare dhe e ka kërcënuar me thikë.

Policia ka bërë të ditur se është duke punuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, shkruan Abcnews.al.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit, 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.