22:53 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Tiranë/Hyn në fuqi vendimi: Nga 10 deri në 23 mars ditë pushimi për njërin nga prindërit

Botohet në fletoren zyrtare vendimi i marrë nga qeveria për caktimin e datave 10 deri 23 mars 2020 ditë pushimi për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur për shkak të situatës së koronavirusit.

Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e datave 10  deri 23 mars 2020 ditë pushimi   për   njërin   nga   prindërit   kujdestarë   të fëmijëve,  që  frekuentojnë/ndjekin  ose  jo  çerdhet, arsimin  parashkollor  dhe  arsimin  bazë,  që  janë nëpunës civilë dhe punonjës  të tjerë    të administratës  publike,  të  nivelit  qendror  e  vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në  pikën  1,  të  këtij  vendimi,  gjatë  kësaj  periudhe, ngarkohen  të  kryejnë  çdo  detyrë  funksionale  që ju ngarkohet  nga  eprori  i  drejtpërdrejtë  ose  titullari  i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik. Përjashtohen  nga  zbatimi i  pikës  1,  të  këtij vendimi, prindërit që janë personel shëndetësor.  Për  shkak  të  mbylljes  së  çerdheve  dhe të institucioneve  arsimore,  në  funksion  të  marrjes  së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19,    iu    bëjmë    thirrje    të    gjithë punëdhënësve  privatë  që  të  gjejnë  mundësitë  për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre” thuhet në vendim