75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tiranë, kapet “skifteri” i makinave të Don Boskos

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, një shtetas i shpallur në kërkim  për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 4 vjet  burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të planit të masave “Për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim”, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

Genc Logu, 28 vjeç,  banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, pasi  në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos  dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./OraNews/