75 Mall Live Search
12:27 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / B O

Tiranë/ LGBT marshim për të drejtat e tyre

Në Tiranë po zhvillohet në këto momente, një protestë nga komuniteti i LGBT-së.

Ata kanë dalë në një marshim proteste duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre si të barabartë, pa u diskriminuar, në parim me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Protesta vjen pas dy rasteve të raportuara dhe më parë ku anëtarë të komunitetit LGBT janë dhunuar në Tiranë.

Vetëm disa ditë më parë, 21 vjeçari trans, Xheni Karaj u dhunua nga disa të rinj në kryeqytet Në media pati reagime të shumta që dënuan dhunën e ushtruar ndaj tij.