75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Lëndohen 3 persona, nga shpëthimi i bombolës së gazit, në Tiranë

Tre persona mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi i një bombole gazi në një fast-food në zonën e Yzberishtit, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:25 të mëngjesit të sotëm në rrugën “3 Dëshmorët”. Biznesi ndodhej në katin e parë të një pallati.

Nga shpërthimi i bombolës për shkaqe ende të paqarta u plagosën pronarja e biznesit, Klodiana Simeci dhe dy punonjëset Ardiana Mesi dhe M.P.

Lëndime të lehta ka marrë edhe bashkëshorti i Klodianës, Hekuran Simeci, i cili ka qenë në kafe në momentin e shpërthimit.

“Rreth orës 07:25 në rrugën “3 Dëshmorët’ në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si edhe dy punonjëset A. M dhe M. P” njoftoi policia.

Shpërthimi ka qenë i fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha në biznes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.