75 Mall Live Search
15:14 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / F.R

Tiranë: Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë

Një apartament në zonën e Astirit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët këtë të diel, duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes situata është vënë nën kontroll nga tre mjete zjarrëfikëse dhe nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania duket një zjarrëfikës që shpëton nga flakët fëmijën duke e marrë përmes shkallëve të improvizuara në krahët e tij.