75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Titulli nuk blehet me para, sheikut po i dështojnë miliardat e derdhura te PSG

Një tjetër sezon i dështuar te PSG. Pavarësisht shpenzimeve marramendëse, skuadra e Nasser Al Khelaifit po dështon në Evropë me rezultate.

Për të shtatin edicion me radhë, PSG nuk arrinë të lë gjurmë në Champions League duke u eliminuar turpshëm nga Manchester United në terrenin vendas.

Janë të shumta arsyet që po shpiejnë këtë dështim të skuadrës franceze. Arsyeja kryesore është blerja e shtrenjt e lojtarëve dhe mosarsyetimi i parave nga futbollistët.

Pastore (42), Moura (40), Draxler (36), Lavezzi (30), Guedes (30), Krychoëiak (30), Cabaye (25), Jesse ( 25) janë vetëm disa nga blerjet që asnjëherë nuk e arsyetuan çmimin e blerjes.

Fajin e kanë edhe trajnerët të cilët sa herë të vijnë te PSG, mundohen të “zbulojnë ujin e nxehtë”, me strategji të kota dhe sisteme të dobta.

Lënia e Rabiot jashtë skuadrës është një nga arsyet që i ka kushtuar PSG-së dhe trajnerit Tuchel.

Trajneri gjerman dështoi edhe me Marqinhos, pasi që nga një qendërmbrojtës, ai e aktivizoi brazilianin si mesfushor.

Madje, në ndeshjen e djeshme, Cavani i la rezervë deri në fundin e ndeshjes, sa për t’i tregur Tuchelit se nuk po luan në Bundesliga, por në Ligën e Kampionëve.

Gabim i madh konsiderohet edhe aktivizimi i Buffon, plakushit 41 vjeçar të cilit i ka dalur “boja” që disa vite. /Indeksonline/