Tjetër aksident i rëndë, kësaj radhe në Llapushnik

Një tjetër aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugët e Kosovës. Kësaj radhe në Llapushnik të Drenasit. Nga pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, shihet se vetura “Pick Up”, është aksidentuar rëndë me një kamion.
Nga ky aksident raportohet edhe për të lënduar.
Poashtu në vend të ngjarjes shihet edhe ndihma e shpejtë dhe Policia e Kosovës.
Nuk dihen ende arsyet që çuan në shkaktimin e këtij aksidenti.