Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa vetura

Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit, transmeton IndeksOnline.
Disa vetura janë përfshirë në aksident ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për numrin e të lënduarve.

IndeksOnline më herët ka raportuar edhe për një vet-aksident ku katër persona kishin mbetur të lënduar ndërsa qarkullimi i automjeteve ishte bllokuar për disa kohë./IndeksOnline/