13:11 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Tjetër aksident tek kthesa e Baicës së Istogut, mbesin të lënduar 5 persona

Në fshatin Baicë të Istogut, ka ndodhur një aksident mes 2 veturash, me ç’rast kanë mbetur të lënduar 5 persona, të cilët sipas Policisë dhe ekipit mjekësorë, janë jashtë rrezikut për jetë, raporton IndeksOnline

Aksidenti, ndodhi pikërisht në hyrje të këtij fshati, i cili njihet për aksidente të shumta, si pasojë e shpjetësisë por edhe pakujdesisë së shoferëve.

Lajmin për aksidentin, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është informuar rreth orës 12:20 për një aksident që ka ndodhur në fshatin Baicë të Istogut, ku bëhet fjalë  për 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime trupore, sipas ekipit mjekësor këta persona janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Rugova

Kujtojmë se po në këtë rrugë, vitin e kaluar, mbetën të vdekur tre persona.

Duket se as këtë herë pengesat e vendosura në këtë rrugë nuk kanë vetdijësuar aspak drejtuesit. /IndeksOnline/