Tjetër aksion i bukur, Spanja i shënon golin e dytë Kosovës

Kombëtarja e Spanjës në grupmoshat U19 ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kosovës në ndeshjen e vlefshme për “Elite Round”.
Golin për 2:0 e shënoi futbollisti i Real Madridit, Pol Fortuny në minutën e 50’të, shkruan Indeksonline
19-vjeçari realizoi një gol tejet të bukur nga distanca.
Kujotjmë që golin e parë e shënoi lojtari i Atletico Madrid, Dani Munz në pjesën e parë./Indeksonline/