75 Mall Live Search
22:19 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / G T

Tjetër arritje e madhe e Eliot Bujupit, debuton në 3. Liga të Gjermanisë me Stuttgartin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi ka debutuar me fanellën e Stuttgartit në ekipin e dytë që bën gara në 3. Liga në Gjermani.

Bujupi luajti pak minuta në fitoren e ekipit të tij, 2:0 ndaj Mannheim, shkruan Indeksonline

Sulmuesi i Kosovës u fut në lojë në minutën e 78’të, duke zëvendësuar Kastanaras dhe pati një paraqitje pozitive.

Kjo ishte ndeshja e tij e parë me ekipin e dytë të Stuttgartit, kurse synon që sa më shpejt të ftohet edhe te ekipi i parë në Bundesliga.

Për Stuttgartin ll luan një tjetër lojtar kosovar. Bëhet fjalë për Luan Simnica./Indeksonline/