Tjetër arritje për gjyqtarët shqiptarë, ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ajax – Aston Villa

Skuadra e Ajaxit të enjtën pret në shtëpi ekipin nga Premier League, Aston Villa për ndeshjen e parë të fazës 1/16 e finales në UEFA Conference League.
Gjyqtarë shqiptarë, Enea Jorgji me asistentët e tij, Denis Rexha, Ridiger Çokaj dhe Eldorjan Haiti do ta ndajnë drejtësinë në këtë super ndeshje, shkruan Indeksonline
“Arritje tjetër për arbitrimin shqiptar. UEFA u ka besuar arbitrave Enea Jorgji, Denis Rexha e Ridiger Çokaj si asistentë dhe Eldorjan Haitit si arbitër i katërt, të vendosin drejtësi në ndeshjen e Conference League, Ajax-Aston Villa”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
Ndeshja mes Ajaxit dhe Aston Villas do të zhvillohet nesër nga ora 18 e 45 në stadiumin “Johan Cruijff Arena”./Indeksonline/