75 Mall Live Search
23:04 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / Gj Sh

Tjetër barazim nga Juventusi, ndan pikët me Villarealin

Juventusi ka bërë një tjetër gabim në Champions League.

Bardhezinjtë nuk arritën fitore as sonte ndaj Villarealit, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.

Villareal shkoi në pushim me epërsi prej ni goli, pasi George Mikautadze shënoi në minutën e 18-të.

Në pjesën e dytë ”Zonja e vjetër” u këndell, duke shënuar dy gola të shpejtë dhe përmbysi rezultatin.

Federico Gatti në minutën e 49-të dhe Francisco Conceicao në minutën e 56-të, shënuan për Juventusin.

“nëndetësja e verdhë” nuk u dorëzua dhe arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 90-të, me golin e Renato Veiga.

Kujtojmë që në këtë ndeshje, trajneri i Juventusit, Igor Tudor nuk e inkuadroi fare futbollistin kosovar, Edon Zhegrovën.

Ky ishte barazimi i dytë i Juventusit në dy ndeshje, derisa Villareal morri pikën e parë./IndeksOnline/