75 Mall Live Search
08:19 / E Martë, 12 Maj 2026 / G T

Tjetër çmim, Ousmane Dembele shpallet më i miri në Ligue 1

Futbollisti francez, Ousmane Dembele është shpallur futbollisti i vitit në Ligue 1.

Dembele fitoi këtë çmim si më i miri i këtij sezoni aktual, shkruan Indeksonline

Pasi mori çmimin, futbollisti francez e falënderon bashkëlojtarin e tij, Vitinhan dhe thotë se do ta ndajë së bashku me të.

“Dua të falënderoj Vitinhan sepse më tha të flisja pak për të. Ai e meritoi këtë çmim, por shënoi vetëm një gol”, u shpreh Dembele

28-vjeçari gjatë këtij sezoni në Ligue 1 ka shënuar 10 gola dhe gjashtë asiste./Indeksonline/