08:03 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / OSH

Tjetër ditë përvëluese, diell dhe temperatura deri në 42 gradë në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë.

Temperaturat do të variojnë: në zonat malore, nga 21°C në 33°C, në zonat e ulëta nga 27°C në 41°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 42°C.

Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.