75 Mall Live Search
16:17 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tjetër ditë, tjetër lëndim – ylli i Barçës mungon një muaj

Qendër-mbrojtësi i Barcelonës, Thomas Vermaelen do të jetë edhe për një periudhë në dhomën e tretmanit pasi pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Levantes.

Ernesto Valverde zgjodhi për formacionin me tre mbrojtës pas lëndimit të Nelson Semedos, por belgu luajti vetëm 52 minuta në fitoren e katalunasve, 5-0.

”Koha e përafërt që Vermaelen do të mungojë është një muaj”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Barcelona.

Vermaelen during the game against Levante.

Pas largimit të Vermaelen nga loja mbrëmë, Ivan Rakitic luajti në mbrojtje, teksa Arthur Melo u inkuadrua në mesfushë.

33-vjeçari ka pasur probleme të ngjashme me lëndime vazhdimisht kohëve të fundit.

Vermaelen ka luajtur në tri ndeshje për Barçën në kampionat këtë sezon, dy në Champions League dhe një në Copa del Rey.

Kështu, Vermaelen i bashkohet Semedos dhe Samuel Umtitit në dhomën e tretmaneve, derisa Sergi Roberto pritet të luajë disa minuta ndaj Celta Vigos të shtunën./IndeksOnline/