75 Mall Live Search
21:26 / E Premte, 02 Gusht 2024 / Gj. Sh

Tjetër finale mes Djokovic e Alcaraz, kësaj radhe në Lojërat Olimpike

Novak Djokovic është finalisti i dytë në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Tenisti serb, në gjysëmfinale mposhti italianin Lorenzo Musetti, 2-0 në sete, me rezultat 6-4 dhe 6-2, shkruan IndeksOnline.

Djokovic në finale do të përballet me spanjollin, Carlos Alcaraz.

Kjo është një finale tjetër mes këtyre dy tenisereve, brenda tre javëve, pasi Alcaraz e mposhti Djokovicin në finalen e 14 korrikut në Grand Slamin e Wimbeldonin./IndeksOnline/