75 Mall Live Search
20:54 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tjetër futbollist i Kosovës drejt Series A, e kërkon Torino

Një tjetër futbollist i Kosovës mund t’i bashkohet Series A. Bëhet fjalë për portierin Samir Ujkani, i cili ka vuajtur shumë në sezonin e fundit, pasi nuk ka luajtur fare me Rizesporin.

Aventura e Ujkanit në Turqi shkoi keq, ndërsa tani po kërkon një ekip të ri.

Portieri kosovar dëshiron të rikthehet në Itali dhe emri i fundit që ka dalë në listë për të është ai i Torinos.

Torino po kërkon një portier rezervë për Sirigun dhe një portieri me përvojë si Ujkani shihet si emri i duhur.

Lajmi është konfirmuar nga Tuttomercato ëeb” dhe pritet të shihet cfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. /IndeksOnline/