19:09 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tjetër “goditje” e Interit, zyrtarizon lojtarin e Juventusit (Foto)

Skuadra e Interit ka bërë një tjetër goditje gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi nga Italia sapo ka njoftuar publikun se ka transferuar anësorin e Juventusit, Këadëo Asamoah, shkruan IndeksOnline.

Asamoah ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2021.

29-vjeçari që luan edhe si mesfushor ka bërë afro 120 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” dhe ka shënuar 4 gola. Ai më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Udineses.

Përveç, Asamoahs, Interi ka transferuar edhe lojtari, si; Nainggolan dhe De Vrij./IndeksOnline/