Tjetër gol në “Olimpico”, Interi rikthen epërsinë ndaj Romës

Skuadra e Interit ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj Romës, e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.
Golin për 2:3 e realizoi sulmuesi Marcus Thuram në minutën e 56’të, shkruan Indeksonline
Thuram shënoi pas një asisti nga Mkhitaryan për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij për herë të dytë në këtë ndeshje.
Kujtojmë që golin e barazimit për 2:2 e shënoi pikërisht Thuram në minutën e 49’të./Indeksonline/