Tjetër gol nga Fisnik Asllani në Gjermani

Fisnik Asllani po kalon në një formë fantastike këtë edicion.
Sulmuesi kosovar është shndërruar në lojtarin kryesor të skuadrës seë Elversbergut, shkruan IndeksOnline.
22-vjeçari ka shënuar golin e radhës në Bundesliga 2, në ndeshjen ndaj Fortuna Dusseldorf.
Ky ishte goli i tetë sezonal për Fisnik Asllanin, krahas edhe 4 asistimeve./IndeksOnline/