19:38 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tjetër lëkundje tërmeti në Tiranë, 3.5 ballë

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 18:36 minuta në Tiranë.

Sipas, Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti me magnitudë 3.5 ballë ishte me epiqendër 24 kilometra në Veriperëndim të kryeqytetit, pranë Fushë Krujës, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Tirana, por edhe qytete të tjera të vendit u goditën nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5 ballë mesditën e sotme, i cili është shoqëruar nga dhjetëra lëkundje më të lehta.

Temat: