Tjetër lëndim për Goretzkan, po e humb afatin e janarit?
Futbollisti më i kërkuar në Europë, Leon Goretzka ka pësuar një lëndim të ri.
Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman, Schalke përmes rrjeteve sociale, transmeton IndeksOnline.
“Leon Goretzka ende vuan nga një lëndim i kockave në këmbë. Për të kontrolluar dhimbjet, ai do t’i nënshtrohet një testi. Vetëm atëherë mund të flasim për parashikimin e kthimit të tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.
22-vjeçari pas këtij lëndimi mund t’u humb kërkesat nga gjigantët e futbollit europian. Kujtojmë se ndër klubet e interesuara është edhe Barcelona./IndeksOnline/