75 Mall Live Search
20:56 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tjetër medalje për Kosovën në Kampionatin Evropian

Edhe një medalje e bronztë nga Kombëtarja e Kosovës në Karate tani në konkurrencën individuale nga Kampionati Evropian për Universitete që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Vendi i tretë në Evropë u arrit nga Benjamin Shabani, transmeton Periskopi.

Medalja u fituan në kategorinë deri në 75 kilogram ku në duelin e parë fitoi nga garuesi nga Turqia, pastaj atë nga Anglia, Gjermani dhe humbi nga finalisti i kësaj kategoria ai i Bosnjës dhe Hercegovinës, pastaj në garën për medalje te bronztë fitoi nga garuesi i Francës.

Kështu i solli edhe një medalje Kosovës nga Kampionati Evropian për Universitete, ku Kombëtarja e Kosovës në Karate po merr pjesë me 5 garues, ku ditën e parë fitoi medaljen e bronztë edhe në ekipore.

Ky është edhe një rezultat shumë i mirë për Benajmin Shabanin pas medaljes së artë nga Kupa Botërore qe u mbajt në Umag te Kroacisë një muaj me pare (1-7 korrik 2019).