Tjetër ndarje në showbiz

Jason Momoa dhe Eiza Gonzalez janë ndarë. Burime pranë dyshes janë shprehur për revistën People se shkaku i ndarjes është fakti se ylli i Aquaman dhe aktorja 32 vjeçare janë “thjesht njerëz shumë të ndryshëm”.
“Ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe janë takuar në fshehurazi për disa kohë përpara se të bëhej publike. Ata janë në faza të ndryshme të jetës”, tha burimi.
Jason Momoa dhe Eiza Gonzalez ishin bashkë prej disa muajsh. Në janar të këtij viti Momoa u nda me gruan e tij, Lisa Bonet pas 16 vitesh.