Tjetër problem për Juventusin, lëndohet Di Maria

Skuadrës së Juventusit nuk po i ndalen problemt në këtë fillim sezon.
Pas Paul Pogbas, në ndeshjen ndaj Sasuolos është lënduar edhe Angel Di Maria, shkruan IndeksOnline.
Argjentinasi do të jetë jashtë fushave për një kohë pas një lëndimi në kofshë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Juventusit, ku ka njoftuar se Di Maria do të jetë jashtë fushës së paku në 10 ndeshjet e ardhshme.
Gjendja e ish futbollistit të PSG-së do të shikohet edhe njëherë pas 10 ditëve.
Argjentinasi ishte njëri prej futbollistëve më të dalluar në fitoren e Juventusit ndaj Sasuolos me rezultat 3-0, duke shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist./IndeksOnline/