75 Mall Live Search
15:49 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / C E

Tjetër sezon rekordesh për Cristiano Ronaldon!

Një tjetër sezon fantastik i Cristiano Ronaldos me fanellen e Juventusit. Titulli i 9-të kampion radhazi për bardhezinjtë sigurisht erdhi edhe falë portugezit.

31 finalizime në kampionat, 2 në Champions dhe 2 në Kupën e Italisë. Pesë herë  fituesi i Topit të Artë vazhdon të shkruajë rekorde, lojtari më i shpejtë në historinë e futbollit italian që arrin kuoten e 50 finalizimeve, në 61 ndeshje.

Përpara Ronaldos ishte Shevcenko që e mbante këtë rekord, ish-sulmuesi i Milanit kishte mundur ta arrinte këtë kuotë golash në 68 ndeshje.

Është i treti lojtar në historinë e klubit të Juventusit që shënon 30 gola në në një sezon të vetëm.

Ndërkohë i mjaftojnë vetëm 2 gola për t’u bërë më i miri në historinë e Juventusit, është vetëm dy gola larg një rekordi që nuk thyhet prej 86 vitesh.

Nga 71 gola që kanë shënuar në total bardhezinjtë këtë vit 31 mbajnë firmën e portugezit. Një makineri e vërtetë, pasi gjatë kampionatit portugezi është zëvendësuar vetëm 2 herë.

Në çdo ndeshje tjetër ai ka qenë prezent në fushë për plot 90 minuta.