Tjetër sulm ajror në Irak, 6 të vdekur

Një konvojë që mbante anëtarë të profilit të lartë të Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF), një grup ombrellë e milicisë së mbështetur nga Irani, u godit nga një sulm ajror ndërsa udhëtonte në Bagdad.
Sulmi në tre vetura u godit në veriun e kryeqytetit irakian në rrethin e al-Taji, sipas një burimi ushtarak nga Iraku, raporton Reuters.
Gjashtë militantë u raportuan të vrarë në sulm, me tre të tjerë të plagosur rëndë. Mbetet e paqartë kush e kreu sulmin.
Reports of an airstrike targeted a vehicle carrying important Iraqi (Hashd al-Shaabi) figures near Taji northern Baghdad.#Iraq pic.twitter.com/zjOD0zmt7k
— Baxtiyar Goran (@BaxtiyarGoran) January 3, 2020
Një foto e pakonfirmuar e sulmit u shfaq në mediat sociale, duke treguar tre automjete të djegura, dy prej tyre të përmbysura.
Ky bombardim vjen disa ora pas një sulmi ajror amerikan në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, i cili vrau komandantin e fuqishëm të forcave të Kudsit të Iranit, Qassem Soleimani dhe disa zyrtarë të lartë të PMF. /IndeksOnline/
Air strikes target Iraqi militia convoy north of Baghdad, killing six people, an Iraqi army source says pic.twitter.com/bn8k8wCqOV
— Reuters (@Reuters) January 3, 2020