Tjetër tentim-vrasje në Prishtinë, i dyshuari në arrati
Një rast i ri i tentim-vrasjes është raportuar në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një qytetari, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 ku viktima, një mashkull kosovar, ka raportuar se i dyshuari, po ashtu mashkull kosovar, ka shtënë një herë me armë zjarri në drejtim të tij.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë, të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën hetimore.
Me urdhër të organeve kompetente është kontrolluar edhe vendbanimi i të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
Megjithatë, i dyshuari nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në arrati, ndërsa Policia e Kosovës po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë” dhe hetimet janë në vazhdim./IndeksOnline/

