75 Mall Live Search
19:46 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Tjetër tërmet i fortë trondit Greqinë, ndjehet edhe në Shqipëri

Një tjetër tërmet i fortë trondit Greqinë.

Një ditë pas tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, pak minuta më parë shteti helen u shkund nga një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 6.

Epiqendra ka qenë sërish pranë qytetit të Larisas, ndërsa thellësia e tij ka qenë vetëm 2 km.

Nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë.