Tjetër transferim nga Feronikeli ’74, zyrtarizon Dmytro Semeniv

Feronikeli ’74 po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri.
Skuadra nga Drenasi ka transferuar sulmuesin ukrainas, Dmytro Semeniv, shkruan IndeksOnline.
Semeniv vjen te Feronikeli nga Spartak Varna, ndërsa më parë ai ishte edhe pjesë e Liepaja, Pirin, PFC Lviv, Girnyk-Sport dhe Chornomorets.
26-vjeçari është sulmues anësor në të dy krahët dhe tek Feronikeli do të jetë së paku për këtë edicion.
Ukrainasi vjen në Superligën e Kosovës si një lojtar me shumë aftësi dhe me një përvojë të pasur.
Vlera e Dmytro Semeniv në tregun e transferimeve është 300 mijë euro./IndeksOnline/