Tjetër transferim nga Prishtina

Prishtina ishte skuadra më aktive gjatë tregut të transferimeve.
Por si duket bardhekaltërit nuk i kanë mjaftuar gjithë ato përforcime, pasi sonte kanë prezantuar blerjen e re, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga kryeqyteti kanë transferuar mesfushorin nga Bregu i Fildisht, Junior-Paul Ngatta.
Ngatta është futbollist i lindur në vitin 2003, ndërsa është vlerësuar lartë nga skuadra “bardhekaltër”.
“Më pëlqen ambienti dhe më pëlqen klubi. Ekipi ka futbollistë të mirë në përbërje dhe klubi ka ambicie të larta. Qëllimi im është të tregoj cilësitë që të arrijë nivelet sa më të larta të futbollit”, ka deklaruar Ngatta për faqen zyrtare të Prishtinës./IndeksOnline/