75 Mall Live Search
09:15 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tjetër viktimë, shqiptari qëllohet për vdekje në Athinë

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Ayia Mavra, në Athinë

Mediat fqinje raportojnë se viktima dyshohet se është shqiptari me iniciale EL.AS.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00.20.

Shqiptari është goditur pas shpine dhe autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është duke vijuar hetimet.  

Trupi i shqiptarit, i lindur në vitin 1986 u transferua në spitalin e Athinës ku iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore./OraNews/