Tjetër vjedhje në Prishtinë, goditet një bankë në lagjen “Dardania”

Një tjetër vjedhje me armë zjarri ka ndodhur në një bankë në Prishtinë. Indeksonline ka mësuar që plaçkitësit ka gjuajtur me armë në drejtim të sigurimit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci për Indeksonline ka treguar se dyshohet që grabitja është kryer nga një person me armë zjarri.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë.”
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë I armatosur.”

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rasti”, u shprehë ai./Indeksonline/