19:19 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tmerr në ashensor! Dadoja rreh brutalisht fëmijën e vogël, sapo ndahet nga nëna e tij (Video)

Pamje në video janë të tmerrshme. Aty shfaqet një dado që rreh barbarisht një fëmijë në ashensor.

Ngjarja shokuese ka ndodhur pak ditë më parë në një zonë të Kinës.

Kamerat, të cilat ndodheshin fatmirësisht në ashensor, kanë regjistruar momentin kur e ëma ia jep kujdestares 42-vjeçare fëmijën e saj, i cili në ato momente po qante, shkruan Daily Mail.

Por, sapo dera e ashensorit mbyllet, fillon dhuna fizike ndaj fëmijës. Dadoja e godet me sa forcë ka, në pjesën e gjoksit dhe kokë.

Ky është ndër rastet e shumta kur fëmijët rrihen brutalisht nga kujdestarët e tyre në shumë vende të botës.